Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e PD për qarqet Lezhë, Kukës dhe Gjirokastër.
Opozita kërkoi përsëritje të zgjedhjeve duke pretenduar parregullsi të procesit të 11 majit.
Pas disa orësh seance dhe shqyrtimesh që kaloi me debate mes palëve, teksa u dëgjuan të gjitha pretendimet, Kolegji e rrëzoi kërkesën e demokratëve si të pa mbështetur në prova.
Kështu, Kolegji Zgjedhor legjitimon procesin elektoral të 11 Majit.
Kolegji Zgjedhor pritet të vendosë sot edhe për ankimin e PD-ASHM lidhur me Qarkun e Korçës ku gjithashtu demokratët kërkojnë shpalljen të pavlefshëm të rezultatit të 11 majit.
(BalkanWeb)